Shkodër, zbulohet tuneli i nëndheshëm me kanabis çokollatë e hashash në lagjen "Skënderbeg'! 2 në kërkim, sekuestrohen gati 100 kg drogë (EMRAT)

SHKODER- Policia zbuloi një tunel në lagjen “Skënderbeg’ në Shkodër ku një grup kriminal fshinte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në tunel janë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë kanabis e përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak. 

Policia ka shpallur në kërkim 2 persona, të identifikuar si Nazmi Malaj, 42 vjeç dhe Basri Malaj, 37 vjeç.

"Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit Nazmi Malaj, 42 vjeç dhe Basri Malaj, 37 vjec, lindur në fshatin "Ura e  Shtrenjtë" dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre" informoi drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj sot në një konference për median.

 Drejtori i policisë së Shkodrës doli në konferencë për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar "Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.

19 mije fidane kanabis brenda jave

Bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit masiv të territorit, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, është bërë i mundur evidentimi i 11 rasteve të tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të territorit të qarkut Shkodër.

Për 11 raste janë evidentuar dhe asgjësuar 19300 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Njësitë Adminsitrative të Bashkisë Shkodër, dhe janë sekuestruar 2160 fara kanabisi.

Për këto raste nga strukturat hetimore të policisë Shkodër, prokurorisë së këtij qyteti, si dhe për disa raste me SPAK, vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale.

Tuneli

Nga hetimet rezulton se dy shtetasit 'në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës' tha drejtori i policisë së Shkodrës i cili u tregua i rezervuar për të dhënë detaje pasi 'jemi në fazat e para të hetimit”

Bilanci 4 mujor
Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 51 mijë fidanë kanabis, baza logjistike për rastet e evidentuara, janë sekuestruar rreth 10 mijë fara, 170 kilogramë kanabis, e sende të tjera që shërbenin për kultivim, dhe prodhime shitje të tij.

Janë arrestuar, ndaluar e proceduar 61 shtetas ndërkohë që vijojnë hetimet e thelluara për dhjetëra shtetas të tjerë dhe grupe kriminale për rastet e evidentuara gjatë kësaj jave.

Qarku i Shkodrës, një vit më parë ishte në krye të renditjes për numër rrënjësh të asgjësuara të kanabis sativa. Në këtë sezon, Policia e Shtetit, përveç ndihmës nga Guardia di Finanza me kontroll nga ajri, ka në dispozicion dronët “Bayraktar” dhe dronë të tjerë të teknologjisë së lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Dalin pamjet nga ‘tuneli i drogës’, momenti kur bastiset nga policia! Si u fsheh kanabisi çokollatë

 

Këto janë pamjet e operacionit policor në Shkodër, ku u zbulua një tunel që ishte përshtatur për të fshehur lëndë narkotike. Në pamje shihet momenti kur efektivët bastisin tunelin, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë kanabis në formë çokollate.

Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë konstatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin "Ura e  Shtrenjtë" dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/05/2024 01:38

    Tunel droge?! Paskan kopjuar metodat e Hamasit,prisni tani kur te kopjohen dhe nga te tjeret!

    Përgjigju
  • Dori: 12/05/2024 20:20

    Prap policine e Shkodres e paskan len me kallashnikov? Hajde modernizim hajde....

    Përgjigju
    • Dor Laçjani: 14/05/2024 06:23

      Kallashi ësht më i sigurt dhe i fuqishem per gjdo kunderpergjigje nga keta kerma qe bëjn kete pun.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania