Shkoder- Vijojnë operacionet antidrogë në kuadër të të megaoperacionit “Territor i pastër”

Gjatë kontrollit nga ajri përmes monitorimit me dron dhe me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes janë zbuluar 4 parcela me kanabis si dhe janë asgjësuar 14 209 fidanë bën të ditur policia.

Konkrestisht 
 -shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi;  

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan  193 bimë cannabisi

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve, informon policia e Shkodrës.