Shkodër/ Zjarr në afërsi të fshatit Theth! Flakët favorizohen nga era, në ndihmë dhe 30 ushtarë për të ndaluar rrezikun për bujtinat (VIDEO)

Shkoder- Një vatër zjarri është shfaqur në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth.

Në krah të banorëve të zonës dhe specialistëve zonave të mbrojtura është nisur dhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës.

Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qënë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri në afërsi të fshatit Theth.

Po ashtu rreth orës 12:00 të paradites së sotme është riativizuar vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në fshatin Ndërlysaj, ku edhe atje ka prezencë të forcave të angazhuara për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Deri në këto momente, zjarri po përhapet për shkak të erës që favorizon flakët e zjarrit. Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit, thuhet në njoftimin e medias.   

Strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Shkodër po ndjekin hap pas hapi situatën në zonë dhe po mbahet koordinim i vazhdueshëm me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur