Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës (FOTO)

Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës (FOTO)

Pamje nga lumi i Bunës

Shkodra do të ketë kurorën e saj të gjelbër. Pas disa vitesh përpjekjesh pa sukses, këtë herë fidanët e mbjellë muaj më parë në Ballkonin e Bunës, gjatë fushatës së pyllëzimit të vitit të kaluar, janë lidhur me tokën e po rriten, është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Të rinjtë e EKO Mendje kanë inspektuar zonën ku janë mbjellë fidanët duke bërë dhe foto dhe tashmë zona po kthehet në një vend ideal për t’u vizituar dhe për të shijuar gjelbërimin në natyrë si nga vendasit ashtu dhe nga turistët e huaj.

Pamje nga Buna

Mbjellja e pemëve në Ballkonin e Bunës bën të mundur dhe mbrojtjen e lumit Buna dhe gjithashtu e kthen zonën në atraksion turistik. Lumi i Bunës ka një gjatësi prej 44 kilometrash dhe ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës ndërmjet kodrës së Kalasë së Rozafës dhe Malit të Taraboshit./ata

Bimë e gjelbër rreth Bunës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja