[gallery]25742[/gallery]
Moti i keq, i shoqëruar me reshje shiu, ka sjellë përmbytje edhe në Fushë-Krujë, pasi ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Shkaku janë reshjet intensive të ditës së djeshme. Në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç janë përmbytur 50 hektarë tokë bujqësore. Disa banesa në Murqinë ndodhen të rrethuara nga uji. Uji ka arritur në një metër, ndërsa duhet theksuar se ne harkun kohor te 2 muajve kjo zone eshte permbytur 3 here.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Është rritur sipërfaqja e përmbytur dhe niveli i ujit. Në fshatin Obot kalohet me makina ushtrie. Aktualisht jane 3 makina ushtrie, 2 varka me motor dhe 20 ushtarë të cilët janë në gatishmëri për të plotësuar nevojat jetike të banorëve.
Njësia Administrative Dajç:
Është rritur niveli i ujit dhe për rrjedhojë ka shtim të sipërfaqes së përmbytur. Rruga Darragjat- Shirq është e bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Mund të kalohet vetëm me mjete të larta.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në afërsi të malit të Vukatanës, konstatohet një gërryerje (erozion) i madh i tokës bujqësore. Që nga darka e kaluar, janë gërryer afërsisht 3 ha tokë, rreth 800 ml gjatësi. Situata vijon të mbahet në monitorim nga Bashkia e Shkodrës, e cila eshte e angazhuar me te gjithë strukturat e saj.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










