Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, ishin thuajse të panjohur për publikun shqiptar me vetëm 6 këngë në repertorin e tyre, por me tekstin dhe muzikën e veçantë të “Zjerm” rrëmbyen kupën e Festivalit të 63-të të këngës në RTSH.
Pikërisht me shkodranët që do ta prezantojnë Shqipërinë në Eurovizion kryeministri Rama zgjodhi të mbyllte ciklin e podcasit të tij “Flasim” për 2024-ën.
Artistët ndanë detaje nga jeta e tyre në Itali dhe si lindi grupi “Shkodra elektronike” 5 vite më parë.
Unë e kam zbuluar në internet kolën, I cova një mesazh në Fb. Ai me ka bërë një propozim për një projekt të ri dhe kështu lindi “Shkodra Elektronike”. Unë kam pas një grup me djem dhe vajza italianë fillimisht, tha Beatrice
Fillmisht kemi filluar me këngët e ahengut të Shkodrës, tregon Kol Laca
Edhe pse përballë kishte fituesit e kupës, Kryeministri Rama nuk nguroi t’i thoshte se festivalin e Këngës nuk e ndjek prej kohësh, ndonëse i rezervuar për arsyet e vendimit të tij.
Rrëfimin për jetën dhe karrierën e tyre, Kola dhe Beatrice e mbyllën ashtu siç i ka hije dy artistëve shkodranë, ndërsa njoftuan së shpejti do të publikojnë edhe albumin e tyre të parë me 8 këngë të reja për publikun shqiptar.
Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025, që do të mbahet në datat 13-17 maj 2025 në Bazel të Zvicrës.