Janë adoleshentë autorët e plagosjes së 16 vjeçarit pak pas mesnatës së 5 nëntorit 2023 në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se mes 16 vjeçarit dhe dy të tjerëve, një 15 vjeç dhe tjetri po 16 vjeç ka pasur një konflikt të çastit në lagjen ‘Vasil Shanto”
Në përfundim të veprimeve hetimore, si autorë të dyshuar të rastit, u arrestuan shtetasit A. N., 15 vjeç dhe M. M., 16 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkaq, shtetasi R. S. vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Lajm në përditësim...