Nga Vlora dhe Kurbini për të kryer vjedhje në Shkodër, dy të rinjtë (VIDEO)

SHKODËR- Dy 23-vjeçar janë arrestuar, pasi janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin një banesë në qytetin e Shkodrës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar dy 23-vjeçarët me inicialet R. D., 23 vjeç dhe K. Ll. Mësohet se asnjë nga të rinjtë nuk jetonin në fshatin Berdicë të Shkodrës ku po kryenin vjedhjen. Njëri ishte banues nga Vlora dhe tjetri jetonte në Fushë Milot, Kurbin.

Vijojnë hetimet për të mësuar nëse dy të rinjtë kanë kryer vjedhje të tjera.

Njoftimi i policisë
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë. Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/02/2020 16:57

    Shkenctar vlonjat me libra n dor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë