Një sasi prej rreth 18 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar këtë të mërkurë nga policia e Malit të Zi në pikën e kalimit kufitar në Murriqan ,në qytetin verior të Shkodrës.
Burime për Shqiptarja.com mësojnë se lënda narkotike është gjetur pranë fshatit Koplik i sipërm, rreth 10 kilometër larg nga pika kufitare e doganës së Hanit të Hotit, në Malësinë e Madhe .
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit të ushtruar policia e ka zbuluar sasine e drogës të ndarë në 22 pako në mjetin tip “Peugeot 307", me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte një 54 vjeçar me inicilaet M.SH. Mësohet se gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare, i cili dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit.
Ndërkohë bëhet e ditur, se autorët e tjerë janë larguar nga vend i ngjarjes, ndërsa policia ka vënë në pranga 54 vjeçarin me origjinë serbe dhe ka filluar hetimet për të kapur personat e tjerë që kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, godasin një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Në pranga një 55-vjeçar .Në PKK e përbashkët Muriqan - Sukobinë, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në dalje të Shqipërisë një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Sh., 55 vjeç, me pasaportë Serbe.Gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare, i cili dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit.
Gjatë kontrollit të përbashkët fizik të dy policive në automjet u konstatua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis.Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, veprimet e mëtejshme procedurale po i kryen Policia e Malit të Zi. Specialistët e Antidrogës të DVP Shkodër po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjetër që janë të përfshirë në këtë tentativë trafiku
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
5.8%
-
Pak
86.3%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg për narkotrafik dhe armë, 13 të pandehur në gjyq! (EMRI+FOTO)
26 Mars, 16:32
-
Katalonja/ Qendra e rrjeteve shqiptare të trafikut të kanabisit, grupet rivale sfidojnë njëri-tjetrin për 'vendin e parë'
24 Mars, 19:57
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Presidenti Begaj pret nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, në fokus rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
18 Mars, 14:30
-
Itali/ Trafikonin kokainë dhe hashash të fshehur mes ushqimeve, çmontohet organizata me 14 anëtarë, e drejtonte biznesmeni shqiptar! Sekuestrohen 35 kg drogë e 120 mijë euro cash
15 Mars, 17:34
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29