HAS- Pushimet tek të afërmit në Has, rezultuan fatale për një 10-vjeçar nga Tirana. Fëmija u mbyt në rezervuarin e fshatit Tregtan në Has, ku kishte shkuar të lahej bashkë me të afërmit e tij.
 
Sapo 10-vjeçari me inicialet N.K, është futur në ujë, të afërmit kanë vënë re se nuk po dilte nga uji. Ata kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë mundur të tërheqin trupin e 10-vjeçarit nga rezervuari. Por pavarësisht ndihmës së parë, mësohet se N.K mbërriti i pajetë në spitalin e Kukësit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)