Fier- Në mes të arave të mbjella, 300 metra larg bregut të lumit Vjosa ,në vendin e quajtur “Bunac” në fshatin Kafaraj , mesditën e sotme (23 janar), shërbimet e policisë Fier dhe familjarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit te pajetë të 63- vjecarit, Engjëll Kanani, banues në Berat.
Më 16 janar, Engjëll Kanani së bashku me mikun e tij 64 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por në rrethana misterioze u raportua se viktima i kishte humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri edhe më pas kallëzim në komisariatin e Fierit.
Nga kqyrja paraprake e trupit në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak pasi vuante nga zemra.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit të Fierit, për ekspertizë mjeko - ligjore ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rastit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin Engjëll Kanani 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:
Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Engjëll Kanani në vendin e quajtur "Bunac", në fshatin Kafaraj.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.9%
-
Pak
19.7%
-
Nuk kam mendim
5.5%
Vota total: 183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma
25 Mars, 10:24
-
Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht (VIDEO)
24 Mars, 16:06
-
E rëndë në Lushnjë/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma
24 Mars, 12:40
-
Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz, u kthyen nga emigrimi (VIDEO)
23 Mars, 13:03
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
-
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn
22 Mars, 10:59
-
Aksident i rëndë në aksin Fier–Seman, plagosen dy persona (EMRAT)
21 Mars, 19:57
-
Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale
21 Mars, 16:36
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
-
Lushnje/ Goditi me thikë një 27-vjeçar, arrestohet nga policia autori
21 Mars, 10:42