Shkojnë për të grabitur por dhunohen
 nga familjarët, rëndë 2 hajdutët 

Dy grabitës të armatosur me armë kallashnikov kanë tentuar të plaçkitin një banesë në qytetin e Kuçovës, Berat, por kanë ndeshur në rezistencën e familjarëve, të cilët i kanë dhunuar.
 
Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës Ismet K., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe Artur P., 43 vjeç, banues në po në Kuçovë.
 
Arrestimi i këtyre dy personave u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë.
 
Në momentin kur autorët kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë F.Sh dhe djali i tij A.Sh, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas një nga autorët, Ismet K. ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë kryefamiljari, F.Sh i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Mësohet se dy grabitësit janë transportuar në ambientet e paraburgimit në gjendje të rëndë shëndetësore, çka ka bërë që policia t'i dërgojë më pas drejt spitalit rajonal.  
 
Për këtë shkak, Policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit, A.Sh, 23 vjeç, banues në Kuçovë, i cili dyshohet se është përleshur me grabitësit dhe i ka dhunuar ata.
 
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale 1 armë automatik kallashnikov, 2 maska, 2 palë dorashka, 1 varëse floriri si dhe 2 krehër me fishekë.

armet

armet
 
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Artur P. u konstatua se në serën në pronësi të tij iu gjetën të kultivuara 207 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa me një lartisi 120-160 cm të larta.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit Ismet Kumria, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Artur P. dhe për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” në ngarkim të shtetasit A.Sh, parashikuar nga nenet 140, 22, 25, 88, 88/b, 284 dhe 278 të Kodit Penal.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A