Shkolla 9-vjeçare e rrënuar në Elbasan, shkëputet suvaja, rrezikohet jeta e nxënësve

Shkolla 9-vjecare 'Jorgji Dilo' në Elbasan është kthyer në një problem madhor për fëmijët. Disa ditë më parë në këtë shkollë ka rënë suvaja e disa klasave çka ka krijuar panik tek nxënësit dhe rrezikuar jetën e tyre. Për këtë cështje Report Tv u interesua në Drejtorinë Arsimore Rajonale Elbasan dhe drejtori, Alqi Cabiri na ka ka konfirmuar incidentin dhe se janë marrë masat që klasat ku ka rënë suvaja të mbyllen deri në riparimin e tyre.

Ndërkaq sot  me kërkesë të prindërve Bashkia e Elbasanit ka kryer një takim me këta të fundit të cilët të shqetësuar u kanë kërkuar zyrtarëve të bashkisë ndërhyrjen e menjëhershme  pasi  rrezikohet jeta e fëmijëve. Pyetur nga Report Tv prindët sot kanë konfirmuar situatën emergjente dhe kanë shtuar se në këtë shkollë në qendër të qytetit mungojnë  kushtet më elementare.

Në shkollën ' Jorgji Dilo' aktualisht kryhet mësim me dy turne për shkak të kësaj situate dhe në këtë shkollë mësojnë afro 700 nxënës, shkolla është ndërtuar në vitin 1964 dhe që prej asaj kohe ka pasur vetëm ndërhyrje të pjesshme. Nga bashkia e Elbasanit bëhet me dije se shkolla 9 vjeçare, 'Jorgji Dilo' do të tenderohet në muajin mars. Por akoma nuk ka një projekt i cili është dorëzuar nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që ndërhyrjet në të janë emergjente duke rrezikuar jetën 700 nxënësve në këtë shkollë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë