Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit po i afrohet përfundimit të transformimit të plotë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga investimi, duke bërë të ditur se punimet janë në fazën e fundit dhe objekti do të jetë gati për të pritur nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor.
Sipas Ramës, shkolla tashmë ka marrë një pamje krejtësisht të re, ndërsa janë krijuar ambiente më funksionale dhe më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit. Investimi synon t'u ofrojë nxënësve dhe mësuesve kushte më të mira në procesin arsimor.
Kryeministri thekson se bëhet fjalë për një investim të realizuar falë Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Mat, të cilin e cilëson të rëndësishëm për fëmijët dhe gjithë komunitetin e Lisit.
“Gati për fillimin e vitit të ri shkollor, në një shkollë më të bukur dhe me më shumë hapësira për nxënësit tanë”, shkruan Rama në postimin e tij.











Komente
Komento