Shkolla "Abdyrrahman Përmeti" në Lis të Matit po i afrohet përfundimit të punimeve. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri, ku po ndërtohen ambientet e reja të institucionit arsimor.

“Drejt përfundimit puna për ambientet e reja, moderne dhe më funksionale”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Sipas tij, investimi do të krijojë kushte më të mira për fëmijët e komunitetit të Lisit, duke mbështetur procesin mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve shkollore.

Shkolla po ndërtohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?