Shkolla e Policisë, 2679 aplikime, ja datat kur do zhvillohen testimet

Shkolla e Policisë, 2679 aplikime, ja datat kur do zhvillohen testimet

Foto ilustruese (Aplikantë për shkollën e policisë)

TIRANE - Në përfundim të procedurave të shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët për të konkurruar në Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithshme, ku procesi i aplikimit u hap më datën 20 korrik dhe zgjati deri më datën 20 Shtator, si dhe procesi i verifikimit përfundoi më datën 09 Tetor, nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimit është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për rregullat e konkurrimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe 16 Tetor 2018, sipas numrave kodik.

Më datën 15 Tetor, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000.

Më datë 16 Tetor, grupi i parë, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000.

Po më datën 16 Tetor, grupi i dytë, në orën 11.00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, dhe dy aplikantë me numrat kodit 2678 e 2679.

Aplikantët, duke filluar nga data 10.10.2018 të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar, për tu pajisur me fletën e paranimit për testim.

Aplikantët duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe fletën e pranimit për testim të lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë ku është i shënuar dhe numri kodik përkatës.

Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurrimit sipas rendit të mëposhtëm. Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus