Shkolla fillore në Mukje të Krujës
në gjëndje të mjerua

Shkolla fillore në Mukje të Krujës<br />në gjëndje të mjerua
Godina e shkollës fillore në fshatin Mukje të rrethit  Krujë është në gjendje të mjerueshme. Deri tani askush nuk ka ndërhyrë për rikonstruksionin e saj.
 
Tavanët e saj në shumë vende janë të çara e me suva të rëna.
 
Muret po ashtu të çara dhe që rrezikojnë edhe shëmbjen e ndërtesës, ndërkohë që dyshemeja është plasaritur.
 
shkolla kruje
Kjo gjëndje nuk është krijuar sot, ajo ka vite në këtë gjëndje por që vazhdon te përkeqësohet nga viti në vit.
 
Deri tani, asnjë nga institucionet nuk ka ndërhyrë për riparimin e shkollës, përfshi këtu edhe vetë Drejtorinë Arsimore.
 
Kjo është një shkollë fillore me klasa kolektive dhe mësuesi i vetëm në këtë shkollë kundërshton dhe nuk lejon që të filmohet objekti mbrenda duke thënë se ka urdhër nga që gazetarët të mos futen brënda shkollës.
 
Ata që janë më të prekur nga kjo situatë janë nxënësit, të cilët detyrhen të vijojnë proçesin mësimor-edukativ në këto kushte të papërshtatshme.

shkolla kruje 

shkolla kruje

shkolla kruje

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot