Ky vit i ri shkollor i gjeti nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, në ambiente tërësisht të reja, të rikonstruktuara me kushte bashkëkohore.
Lajmi është bëre me dije nga kryeministri Edi rama ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau pamje nga shkolla, e cila hapi dyert me standardet më të mira për 670 nxënës dhe mësues.
“Mirëmengjes dhe me shkollën e rilindur “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, që sapo ka hapur dyert me standardet më të mira për 670 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.