Shkolla 'Hamit Mullisi' në Elbasan e amortizuar! Prindërit: Po diskriminohemi, 40% e nxënësve janë të komunitetit rom (VIDEO)

Në shkollën 9-vjeçare "Hamit Mullisi" në Elbasan mungojnë tualetet dhe rrjeti elektrik është aq i dobët sa nuk mban dot një ngrohëse për fëmijët. Prindërit e nxënësve kërkojnë urgjentisht të merren masa.

"Shqetësimi jonë është që fëmijët të kenë kushte të mira për të mësuar. Kushtet mund të themi që janë zero. Mungon ngrohja. Këtu paradite mësojnë nxënësit. Nuk ka asnjë mjet mësimor. Laboratorët për kimi e fizikë. Unë kam tre nxënës këtu dhe kam menduar që ti largoj nga kjo shkollë për këto kushte që janë. As me një reflektor nuk ngrohen dot. Kërkesat tona janë mbështetur në momentet që i kemi kërkuar dhe janë harruar pastaj. Kanë ngelur të pa ezauruar. Ka paragjykim jo vetëm këtu, por edhe jashtë rrethit", tregoi një tjetër qytetar.

"Kjo shkollë frekuentohet nga 313 nxënës dhe në këto 40% i përkasin komitetit Rom dhe Egjyptjan. Problematikat kryesore janë mosfunksionimi i banjave për shkak të amortizimit dhe ndarja e tyreve sipas gjinisë. Amortizimi i rrjetit elektrik që sjell mungesën e ngrohjes në këtë periudhë dimri. E treta mungesa e terreneve sportive. E katërta mungesa e mjeteve për laboratorët. Shkolla nuk ka ngrohje se është shumë i amortizuar sistemi elektrik dhe nuk e përmban dot ngrohjen. Ne si prindër kemi bërë kërkesë edhe me qeveritë e tjera, por nuk është dëgjuar zëri. Mazhoranca po kërkon që ti heqë fëmijët nga kjo shkollë dhe ti çojë në të tjera dhe këtu do të mbetet shkollë vetëm për egjiptianë. I kërkojmë bashkisë dhe ministrisë që të vendose dorë në këtë shkollë për ta rikonstruktuar", u shpreh një prind.

Prindërit thonë se ata po diskriminohen pasi nga 313 nxënës që studiojnë në këtë dhe më shumë se 40%  e tyre i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

"Ka diskriminim. Të gjithë këto kërkesa kanë vajtur në vesh të shurdhët. E Kuptoj si diskriminim këtë. Do ti drejtohesha ministres së arsimit që ta shikoje këtë shkollë dhe të vejë dorë. Mos e neglizhojnë. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Elbasanit të vendose dorë", tha një prind.

Shkolla është ndërtuar në 1971 dhe rikonstruksioni i fundit i saj është bërë në vitin 2000. përveç infrastrukturës së godinës, shkolla vuan mungesën edhe të terreneve sportive.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive

Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive