Shkolla “Ismail Qemali” viztohet
nga ish- maturantët

Shkolla “Ismail Qemali” viztohet<br />nga ish- maturantët
Edhe pse kanë kalauar 50 vite, matura dhe shoqëria e gjimnazit nuk harrohet. Sot matruantët e shkollës “Ismail Qemali” që kanë dalë nga bankat e shkollës në vitin 1957 janë mbledhur edhe një herë për të festuar dhe kujtuar. Përgatitjet për këtë takim jubilar kanë filluar që në muajin dhjetor të 2016 – ës.

 “Jemi bërë bashkë sepse jemi kthyer në moshën 50 vjeç moshën më të këndshme, është një emocion i paparë së paku unë që mungoj prej 18 vitesh, disa i shëmbëlleva menjëherë disa të tjerë jo, por kur kthehesh pas tani po më duken të gjithë të bukur” u shprehën ish-maturantët.

Për shkak të provimit të gjuhë – letërsisë së maturantëve ata nuk mundën të vizitonin mjediset e brendshme të shkollës, por sërish ndryshimet e bëra, sidomos për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë janë edhe më të dukshme.
 
 “Para 50 vitesh këtu ka qenë një parcelë toke bujqësore dhe shtëpia e sigurimit të shtetit. Kanë kaluar 50 vite shokët dhe shoqet tona janë bërë gjyshër është një gjë e bukur” thanë ish-maturantët.

Nostalgjia për vitet e rinisë, shoqërinë e hershme dhe arritjet e secilit, janë objekti i gëzimit të tyre, edhe sot që pjesa më e madhe e tyre janë gjyshër. 


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro