Për herë të parë në bankat e një klase Bejdo u ul në shkollën “Musine Kokalari”. Qëndroi vetëm 2 muaj atje, pasi tërmeti i 26 nëntorit 2019 ndryshoi gjithçka.

“Në klasë të parë parë e kam bërë vetëm dy muaj se kishte ndodhur tërmeti dhe kemi lëvizur. Më shumë më mungon klasa. Tani e bëj shkollën tek “Betim Muço. Mësimin e filloj në orën 14.”

Bejdo ashtu si 600 nxënësi e tjerë të shkollës “Musine Kokalari”, këtë të enjte bojkotuan mësimin në shkollën ku mësojnë provizorisht, duke kërkuar nisjen e punimeve.

“3 vjet në këtë shkollë dhe nuk shtyhet më shkolla pasdite.”

“Vijmë në orën 2 dhe ikim në 6.Na ikën e gjithë dita.Është shumë e vështirë, nuk ia dalim dot”

“Të ishim në mëngjes do ishte përqëndrimi më i mirë”.”

“Fëmija në orën 1 ka orarin e lojës dhe jo të shkollës”.- tha një prind.

Report Tv u interesua pranë Bashkisë së Tiranës, e cila thotë se  kjo shkollë do të ndërtohet me donacionet e BE-së, duke shtuar se projekti është përfunduar, dhe aktualisht janë në fazën e marrjes së lejes së ndërtimit brenda një muaji.