Shkolla ‘Sami Frashëri’/ Kryemadhi nxjerr dokumentin dhe akuzon Veliajn e Ramën: Territori i shkollës i ka kaluar disa pronarëve

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, përsa i përket ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri”. Sipas saj, për këtë shkollë nuk ka asnjë tender të hapur. Ajo nxorri një kartelë që sipas saj tregon se shkolla “Sami Frashëri” ka ndryshuar pronar.

“Përsa i përket shkollës Sami Frashëri, të jeni të bindur që Monika ka thënë të vërtetën, nuk ka gjënjyer. Në mars 2017, qeveria ka marrë vendim që shkollën Sami Frashëri t’ja kalojë Bashkisë. Pas një periudhe disa vjeçare, në 2020 regjistrohet në Bashkinë e Tiranës hipoteka. (Nxjerr një kartelë për mediat).

Më datë 28.10.2020 printojmë kartelën e shkollës dhe na del një listë pronarësh. Tani, unë e kam denoncuar ditën e hënë te Fevziu, dhe ditën e martë vendoset një tabelë PVC... Shkolla Sami Frashëri nuk ka tenderim. Kjo shkollë nuk është fare në listën e shkollave që do të ndërtohen në bazë të projektit të rindërtimit.

Tani s’ka rrugë tjetër Lali Eri, por të ndërtojë shkollën të paktëën ashtu siç ishte. Nëse s’ka para të mbledhi këta samistat dhe të gjejnë fonde. Këta tjetërsojnë shkollën Sami Frashëri. Ky njeri që tha do hapë 300 mijë vende pune, largoi 600 mijë shqiptarë. Për shkollën Sami Frashëri 5 milion euro  për studim projekti”, u shpreh kryetarja e LSI.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi sfidë kryeministrit: Rama s'ka shans të dalë i pari, i treti ose i katërti po! Meta më mban distancë pse s'vë maskë! Basha të mos ketë frikë se Covid s'hyn te LSI


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu