XHAKARTË - Mësohet se ka arritur në 90 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga operacionet e kërkimit të avionit të AirAsia i cili u rrë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar së bashku me 162 pasagjerët në bord gjatë udhëtimit nga Indonezia për në Singapor, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë së Kërkim Kombëtar, Jusuf Latif ka deklaruar se ekipet kanë përshpejtuar punimet. "Ditën e hënë në zonën Sulawesi peshkatarët gjetën 7 trupa të pajetë. Ndërsa zhytësit ditën e djeshme gjetën 6 trupa dhe sot 7 trupa. Në këtë kontekst numri i trupave të gjetur ka arritur në 90".

Ditën e hënë peshkatarët 1000 km larg vendit ku ndodhen rrënojat e avionit në zonën Sulawesi gjetën 7 trupa të pajetë dhe pjesë të avionit. Zëdhënësi i policisë së Sulawesi, Endi Sutendi ka deklaruar se trupat dhe pjesët e avionit kanë vajtur kaq larg për arsye të stuhive të forta.

Ekipet e Agjencisë Kërkim Shpëtimit Kombëtar janë në vazhdim të operacionëve në rajon. Ndërsa trupi i avionit i cili gjendet 30 m nën det akoma nuk është nxjerrë në sipërfaqe të ujit.

Avioni i tipit Airbus A320 i kompanisë ajrore AirAsia së bashku me 162 pasagjerët në bord humbi kontaktet me 28 dhjetor gjatë udhëtimit nga Surabaja e Indonezisë për në Singapor. Gjatë operacioneve të kërkimit u përcaktua se avioni u rrëzua në Detin Java dhe trupi i avionit u gjet në det pas dy javësh kërkimesh./Anadolu Agency/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)