Preket me koronavirus mjeku i parë në Shqipëri, pati kontakt me viktimën në Durrës! Shkon në 33 numri i të infektuarve (VIDEO)

TIRANË- Preket me koronavirus mjeku i parë shqiptar. Ai është një nga mjekët në spitalin e Durrësit, i cili ka pasur kontakt me viktimën e parë që u regjistrua dy ditë më parë.

Ndërkohë, lajme të mira nuk vijnë as sa i përket numrit të të infektuarve në Shqipëri, ku brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të reja duke e çuar në total në 33 të prekur me koronavirus. Nga këto, 8 prej tyre (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) janë shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, teksa 25 rastet e tjera janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Sa i përket gjendjes shëndetësore të të shtruarve në QSUT, 7 prej tyre janë në gjendje të mirë, një pak më rëndë.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë janë 19 raste në Tiranë, 5 raste në Durrës, (përfshirë edhe viktimën), në Lushnje 1 rast, 2 raste në Elbasan; Rrogozhina 2 raste, ndërsa i është shtuar hartës të qyteteve të prekura edhe Fieri me 4 të infektuar. 

Që nga momenti kur në Shqipëri është konfirmuar rasti i parë i prekur, i cilësuar si 'pacienti zero' janë kryer në total 457 testime, 159 vetëm në 24 orët e fundit. Në vetëkarantinim, që do të thotë të dyshuar si persona të afërt me të infektuarit, janë 177 persona.

Harta e qyteteve të prekura
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht. 

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino.

Harta e qyteteve të prekura

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 13/03/2020 17:28

    Sukur rama tha qe seshte prek asnje dhe ajo kurvicka e shendetsise

    Përgjigju
  • Hoho: 13/03/2020 11:33

    Ku i gjeni keto fetyra.

    Përgjigju
    • E verteta: 13/03/2020 17:43

      Keta kane fytyren e NENAVE, MOTRAVE, GRAVE-PRINCESHA SHQIPTARE!!!!! ...Nuk kane fytyren tende te permjere......

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin