Shkon te Kosova, Idriz Voca:
Ja pse nuk zgjodha Shqipërinë

Shkon te Kosova, Idriz Voca:<br />Ja pse nuk zgjodha Shqipërinë<br>
Së fundmi, në radhët e përfaqësueses së Kosovës janë afruar dy talente. Pas Edon Zhegrovës, që erdhi nga radhët e Genk të Belgjikës, i radhës është Idriz Voca.
Futbollisti i Luzerna-s në kampionatin zviceran ka bërë disa llogari para se të veshë fanellën e Kosovës, duke refuzuar atë shqiptare dhe atë të Zvicrës.

“Unë dua të luaj për vendlindjen time. Kjo është çështje zemre. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet”, – shprehet Voca për mediat zvicerane, para se të pranonte se arsyeja pse zgjodhi Kosovën ishte se te Zvicra, ku ka luajtur me përfaqësuesen U-20, nuk do të kishte shanse të luante rregullisht.

Te Kosova kam më shumë mundësi që të bie në sy. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë para meje”, – pranoi mesfushori. Voca është ndjekur me interes edhe nga FSHF dhe u grumbullua në janarin e vitit të kaluar me U-21. Por ai më pas zgjodhi t’i bashkohet Kosovës.
I kritikuar për këtë zgjedhje, Voca duket se i ka idetë e qarta, pasi nuk e quan Shqipërinë vendin e tij.

“Unë thjesht bëra stërvitje me Shqipërinë, asgjë më shumë. Unë jam një shqiptar i Kosovës. Nuk jam shqiptar. Ndaj për mua zgjedhja ishte e qartë.
Është gjithmonë lojtari ai që vendos. Dhe është e qartë që lojtari zgjedh një shtet i cili ndihmon karrierën e tij
”, – tha Voca për mediet zvicerane.

 

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?