Xhavit Muça dhe Erlind Tuci javë vënë në pranga, pasi janë kapur duke vjedhur në banesë në Lushnje.
Nuk është hera e parë që Muça 80 vjeç tenton të vjedhë një shtëpi, pasi sipas informacioneve të siguruara, ai futet në banesa me pretekstin se nuk ka bukë të hajë dhe pikat shtëpitë në të cilat mund të rikthehet këtë herë jo në rolin e një lypësi, por në atë të hajdutit.
Muça dhe Tuci me banim në Tiranë, u arrestuan në lagjen "18 Tetori" në tentativë për të vjedhur shtëpinë e Sh.Ç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.