Përbërësit:
- 250 g miell
- 110 ml ujë
- 20 ml vaj ulliri
- 1 lugë kripë
- 1 vezë
- 100 g djathë parmigiano i grirë
- Piper dhe rigon sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tas rrahim vezën me ujë dhe vaj ulliri, shtojmë miellin dhe pasi të bëhet brumë shtojmë djathin e grirë, piper të zi dhe rigon. Brumin e hapim petë me trashësi 2 cm dhe e presim në shirita 2 cm, i japim formë duke i rrotulluar rreth vetes edhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180 ° për 12 minuta.












Komente
Komento