Këngëtarja e famshme Beyonce ka zbuluar në dokumentarin “Homecoming”, problemet që ka patur me shtazëninë e saj të dytë ku solli në jetë dy binjakët e saj Rumi dhe Sir. Beyonce ka treguar se ishte 99 kg gjatë shtatzënisë si dhe sakrafica që iu desh për të sjellë trupin në formë.
“Duhet të isha në Coachella në 2017-ën, por mbeta papritur shtatzënë. Edhe më i papritur ishte lajmi se ishin binjakë. Ajo shtatzëni nuk ishte aspak e lehtë. Trupi im kaloi gjëra të cilat nuk e kisha menduar se do të mund t`i përballoja. Isha 99 kilogramë ditën që linda. Shtatzënia ishte shumë e vështirë, kisha presion të lartë të gjakut. Zemra e njërit prej fëmijëve ndaloi disa herë, kështu që u detyrova t`i nënshtrohesha operacionit”, -ka treguar Bey për Entertainment Tonight.
Për t’iu rrikthyer skenës këngëtarja tha se iu desh të stërvitej por tupi i saj nuk ishtë më njësoj dhe ëpr këtë iu nënshtrua një diete të vështirë.
“Në mënyrë që të përmbushja objektivat mbajta një dietë pa bukë, pa karbohidrate, pa bulmet, pa mish, pa peshk, pa alkool. Isha e uritur gjithë kohën”, -rrëfen Beyonce.