Shkreli: Basha leje abuzive për një 
pallat 9 katësh...para zgjedhjeve!

Shkreli: Basha leje abuzive për një <br />pallat 9 katësh...para zgjedhjeve!
Këshilltari i kryeministrit për urbanistikën, arkitekti Artan Shkreli akuzoi të dielën kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për dhënie leje ndërtimi në mënyrë të kundraligjshme.

Duke e konsideruar të paligjshme dhënien e një leje ndërtimi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, Shkreli tha se “Basha ka shkelur gjithashtu edhe premtimet e tij elektorale”.

“Zona ku ndodhemi aktualisht, e në të cilën kanë nisur punimet për këtë ndërtim të kundërligjshëm, është një nga zonat ku kryetari i Bashkisë ka premtuar se jo vetëm që nuk do të ndërtonte më, por do të ndërmerrte edhe aksione për të kthyer rregullin urban. Pikërisht tani, në ditët e fundit të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ai ka dhënë leje ndërtimi për një godinë 9-katëshe me 2 kate nëntokë”, deklaroi për mediat Shkreli.

Sipas tij, “kjo leje është dhë jo vetëm në kundërshtim me ligjet, por edhe me vet praktikat që ka ndërmarrë në planin urbanistik”. “I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë që të ndalet me këto leje dhe të ndalë presionet ndaj institucioneve që duhet të kontrollojnë këto leje të dhëna dhe duhet t’i bllokojnë ato në rastet kur janë dhënë në mënyrë të paligjshme”, tha Artan Shkreli.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës i konsideroi “shpifje” pretendimet e Shkrelit. “Pasi kanë masakruar për 11 vite Tiranën dhe zonën në fjalë me ndërtime jashtë çdo kriteri, që mbajnë firmën e Ramës dhe Shkrelit, këta palaço derdhin lot krokodili kur duhet të ishin para drejtësisë për rekordet e betonizimit dhe korrupsionit që kapen në Tiranë”, thuhet në një njoftim për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia deklaron se, “çdo leje këto dy vite është dhënë në përputhje të plotë me ligjin dhe planin urban të Tiranës dhe çdo bllokim i paligjshëm nga INUK është presion korruptiv për të vjelë rryshfetin, si në kohën e Ramës dhe sekserit Shkreli”

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos