Shkresa/ Deputetja e PD i kërkon
pakt “me zemër në dorë” Gjiknurit

Shkresa/ Deputetja e PD i kërkon<br />pakt “me zemër në dorë” Gjiknurit
Deputetja e PD-së për qarkun e Kukësit, Mimoza Hajdarmataj i ka dërguar një shkresë të vecantë ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, të cilit i kërkon një pakt me zemër në dorë për banorët e varfër të zonës që ajo përfaqëson.

shkresa e hajdarmataj
 
“Të gjendur në kushte të vështira ekonomike, në prag dimri dhe pa asnjë ndihmë apo mbështetje nga shteti, shumë familje në Tropojë, Kukës dhe Has, po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike”, thotë deputetja Hajdarmataj.
 
“Në cilësinë e deputetes së Qarkut Kukës, i kam nisur këtë letër- kërkesë, Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Gjiknuri, për të ndërhyrë në zgjidhjen e situatës në favor të këtyre familjeve në nevojë. " Nderi" që kërkohet nga shteti në këtë rast është që, të "vejë dorën në zemër" dhe t’i trajtojë ashtu siç janë këto familje, si shtresa më në nevojë e shoqërisë dhe "t’i favorizojë" me një marrëveshje pagese të energjisë me këste mujore 10 mijë ose 20 mijë lekë në muaj, kur të ardhurat mujore të tyre nuk e kalojnë atë të një ndihme sociale prej 34 mijë lekë në muaj. A thua po i biem shumë në qafë këtij shteti me këtë kërkesë? Nuk po kërkojmë t'ju falë borxhet, siç bëre me CEZ-in, por vetëm të vjelë këto borxhe me ritme më të ngadalta dhe jovrastare për ato familje”, shprehet deputetja demokrate teksa depoziton shkresën e saj ligjore drejtuar ministrit të Energjetikës. 

shkresa



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat