Dy denoncimet e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike janë bashkuar nga një nga SPAK i cili ka njoftuar se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke hetuar nëse ka apo jo shpërdorim detyre. SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike ku konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Letra për informim i është nisur Partisë Demokratike pasi kjo e fundit ka kërkuar informacion dhe është firmosur nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja.
“Gjithashtu ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake”, thuhet ndër të tjera në letër.
PD.jpeg" style="height:1027px; width:780px" />