Shkresat e reja, tre vendimet gjyqësore që shpallin nën hetim kandidatin e PD-së në Shkodër

Shkresat e reja, tre vendimet gjyqësore që shpallin nën hetim kandidatin e PD-së në Shkodër

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Zef Hila

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Zef Hila, i caktuar në vendin e pestë në renditjen përfundimtare të qarkut, është vendosur nën hetim për abuzim me detyrën, për të paktën tre vendime gjykatash.

Dy prej të cilave janë të formës së prerë, pasi është vendosur nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda(sot Gjykata Speciale ndaj krimit të Orgnizuar dhe korrupsionit).

Ndërkaq, vendimi i fundit që e shpall nën hetim Zef Hilën, kandidatin e PD-së së Shkodrës, është ai i datës 1 shkurt të vitit 2021, i cili vendos afat 60 ditor të hetimit të tij nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.

Që do të thotë në këtë moment, Zef Hila është nën hetim për një sërë veprash penale, e sipas ligjit të dekriminalizimit, atij i ndalohet të kandidojë.

E sipas kësaj logjike, nëse ai ka bërë vetëdeklarim të rremë, ku mohon qënien nën hetim, mund të hetohet për një vepër tjetër siç është ajo e vetëdeklarimit të rremë.

Nëse, ai e ka deklaruar dhe PD e ka kandiduar, krimi është fshehur në këtë rast me dashje nga kupola e PD-së.

Vendimi i 1 shkurtit 2021

Në vendimin e datës 1 shkurt 2021, të Gjykatës së Shkodrës, të shpallur nga gjyqtari Besmir Stroka thuhet: “Gjykata, bazuar në nenet 328, 329, 329/c të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 248 të Kodit Penal, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër, kthimin e akteve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër që i përkasin procedimit penal nr 282, Datë 07.08.2019 për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal. Detyrimin e Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër për vazhdimin e hetimeve paraprake siç përcaktohet në pjesën arsyetuese të këtij vendimi.

Hetimet paraprake të zhvillohen për një afat 60 ditor. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit”.

Vendimi i Gjykatës së Shkodrës në fakt është një vendim të tipit procedurial për të përcaktuar se cila prej trupave hetuese të organit të akuzës do të merret me këtë dosjen. Kjo pasi Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar që për moskopetencë, çështjen ta hetojë SPAK, por kjo e fundit e ka dërguar sërish në Prokurorinë e rrethit gjyqësor, sipas gjasave ngaqë SPAK merret me zyrtarë të lartë dhe mungesë burimesh praktike.

Në këtë çështje, merret në shqyrtim një rrugë e aksit Shkodër -Bushat-Lezhë, rrugë e ndërtuar nga bashkia Vau Dejës kur drejtohej nga Zef Hila. Sipas materialit, ka dyshime se rruga është ngushtuar me 2 metra dhe ka pasur abuzime të rëndësishme. Për të cilat Gjykata kërkon hetime të thella e të mëtejshme për veprën e “Shpërdorimit të Detyrës”.

Vendimi i 1 shkurtit 2021

 

Vendimi i Apelit i tetorit 2019

Më 18 nëntor 2019, Gjykapa e Apelit për Krime të Rënda Shkodër, në vendimin e marrë nga gjyqtarët: Saida Dollani, Nure Dreni dhe Nertina Kosova, vendosi:

“Shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal datë 04.06,2019 për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuara nga neni 180 i Kodit Penal dhe “pastrimit të produkteve penale” të parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal, duke urdhëruar Prokurorinë të regjistrojë hetimet e nëvojshme të përcaktuara në presën arsyetuese të këtij vendimi”.

Në këtë pjesë arsyetuese, denoncuesit kërkojnë shfuqimin e vendimit të Prokurorisë për mbylljen e hetimeve, pasi sipas tyre është e parregullt. Denoncuesit vërejnë se djali i funksionarit publik z.Zef Hila, në moshën 13 vjeçare është një nga ortakët që ka  krijuar shoqërinë “ATN” sh.p.k. Referuar vlerës së kapitalit të shoqërisë  kërkohet si janë fituar këto para dhe si janë bërë regjistrimet e transaksioneve të shoqërisë në vite pasi Edijon Hila i moshës 13 vjeç nuk mund të bëjë asnjë veprim juridik. Sipas denoncuesve, Zef Hila dhe djali i tij kanë bërë kallëzime të rreme në ILDKPKI, duke dorëzuar formularë të falsifikuar. Bëhet fjalë për deklarime pronash të patundshme dhe të tundshme të një aktiviteti tregtar e blektoral në fshatin Barbullush.

Vendimi i Apelit i tetorit 2019

Vendimi i Apelit i qershorit 2018

Historia e problemeve të kandidatit të PD-së së qarkut të Shkodrës me Ligjin, është e gjatë dhe daton edhe përpara vitit 2019.

Në qershorin e vitit 2018, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda të Tiranës, ka marrë një vendim, ku hedh poshtë një tjetër vendim prokurorie për të mbyllur hetimet ndaj Zef Hilës.

Bëhet fjalë një hetim për disa vepra penale siç është ai i “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “falsifikimi i vulvae, stampave dhe formularëve”,  “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja e të ardhurave ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private, i personave të zgjehdur e nëpunësve publikë”.

Vendimi i Apelit i qershorit 2018

 

Shkresa e Prokurorisë

Prokuroria e rrethit Shkodër  i ka dërguar një tjetër shkresë përveç asaj që botuam mbrëmë, bashkisë së Vaut Dejës.

Në shkresën e firmosur nga Drejtuesi i prokurorisë së Shkodrës, Albert Murçaj, kërkohen dokumente për hetimin mbi procedimit penal ndaj Zef Hilës për shpërdorim detyre.

Në shkresën e 18 shtatorit 2020, kërkohet praktika për investimet mbi ujrat e zeza në fshatrat Mali i Jushit-Rranza Bushat, investimin e ujit të pijshëm në fshatin Rranza, Bushat dhe praktikën e investimeve për ujin e pijshëm për ujësjellësin Ashtë-Kosmaç-Stajkë, praktikën për tenderin e shtrimit të rrugës Bushat-Kodër Shkjez e Superstradë-Shkjez.

Shkresa e Prokurorisë
 
 

Hetimet e tjera

Ndërkaq, siç dihet, kandidati për deputet i PD-së në qarkun Shkodër Zef Hila është nën hetime edhe për djegien dhe sulmin e KZAZ të Vaut Dejës gjatë zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Kohë kur dhe u shkarkua nga detyra e kryetarit të bashkisë, me vendim qeverie i propozuar nga ministry i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjithashtu, në vitin 2018, AKU ka dërguar një padi në Prokurori për një sërë biznesesh që kanë falsifikuar produktet ushqimore. Pas një kontrolli të madh të AKU-së në një mori subjektesh në të gjithë vendin, rezulton si i proceduar dhe i paditur edhe Alfred Hila, i vëllai i kandidatit të PD-së, Zef Hila.

Alfred Hila, rezulton në listën e gjatë të emrave të paditur nga AKU, pasi në një subjekt i tregtimit të bulmetit, u gjet djathë i furnizuar nga kompania që drejton Hila, ku u provua se i është futur nisheste, që përbën një shkelje të rëndë të ligjit.

Të gjitha këto fakte, janë akte të qarta dhe të plota që vërtetojnë se kandidati i PD-së në qarkun Shkodër  plotëson të gjitha kushtet e ligjit për dekriminalizimit. Po përse atëherë PD e dërgoi në KQZ me shkresë zyrtare si propozim final? A e dinte PD-ja gjithë këtë odise ligjore të një prej eksponentëve më të lartë të saj në Shkodër? Sigurisht që e ka ditur, pasi krerë të PD kanë dalë disa herë në mbrojtje të Hilës në podiumin e selisë blu.

Ky është vetëm njëri prej rasteve ku PD-ja e konsideron ligjin vetëm një instrument për sulm politik, pasi kur ligji kap eksponentët e vet, ajo nuk e quan. A nuk ka edhe raste të tjera kur PD anashkalon ligjin? Njëri për shembull është Ervin Saljanji, i dënuar nga Gjykata si pjesë e montimit të çështjes “Babale”. Po ka edhe të tjera…/ Gazeta "Tema"

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë