Shkrihen strukturat e PS-së
në Lezhë, shkarkohet kryetariStrukturat/ PS nis ndryshimet statusore

Shkrihen strukturat e PS-së<br />në Lezhë, shkarkohet kryetariStrukturat/ PS nis ndryshimet statusore
LEZHE - Vjen “ndëshkimi” i parë nga radhët e mazhorancës për rezultatin e dobët në zgjedhjet vendore të 2015-ës në Lezhë, duke i hapur rrugë kështu riformatimit të strukturave të Partisë Socialiste. Këtë të enjte kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra kryetarin e PS-së në Lezhë Albert Cuku. 

Sipas burimeve konfidenciale u mësua se gjatë mbledhjes që zhvilloi ditën e mërkurë me deputet dhe drejtuesit e PS në Lezhe, shefi iI qeverisë u komunikoi shkarkimin kreut të PS Lezhë Berti Cuku dhe drejtuesve të tjerë. Pas këtij vendimi, -thanë burimet, - pritet të ristrukturohen të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë. E deleguara për të ndjekur këtë proces në Qarkun e Lezhës është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Të njëjtat burime sqaruan për Shqitparja.com se shkak i shkrirjes së strukturave të PS-së në Lezhë është humbja e zgjedhjeve në këtë qark.
 
Ndërsa vet kreu i deritanishëm Albert Çuko, ka deklaruar nuk është shkarkuar nga kryetari Rama  por në muajin gusht ai ka dhënë dorëheqjen  duke shtuar se nuk ka asnjë shpërbërje të strukturave të partisë por procesi i zgjedhjeve në parti do të nisë nga fillimi. 

Në një takim me dyer të mbyllura që pati pasditen e së mërkurës në rajonet Lezhë-Dibër, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi strukturave të partisë shpjegime mbi faktorët e kësaj humbje të thellë në këtë rreth.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema