Shkrihet ASH, Rama: Kërkimi
Shkencor në Universitet

Shkrihet ASH, Rama: Kërkimi<br />Shkencor në Universitet<br>
Kryeministri Edi Rama, pas debateve të shumta mbi Akademinë e Shkencave ka deklaruar se ky institucion do të shkrihet dhe se qeveria nuk do të japi më financime për “ një nëndetëse që kalbet në rërë”.

“Nuk do ta financojmë më Akademinë e Shkencave Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dërmën studimeve albanologjike, jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë rama i cili ka shtuar se Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet ashtu si është financuar edhe më parë.
 

“Në kushtet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Paratë e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e Akademisë së Shkencave edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”, deklaroi Rama.

Sipas asaj që tha kryeministri një fond  më së shumtë se gjysmë milioni dollarë, do të menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe do të përdoret për bibliotekat shkencore.

“Do të financojmë kurset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për ti dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën angleze”, përfundoi kryeministri Rama.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023