TIRANE-Partia Demokratike denoncon se memoriali në kujtim të heroit të Demokracisë, Azem Hajdari është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha”. PD dënon aktin, që e cilëson të paprecedent, ndërsa akuzon se frymëzuesit janë tek kryeministri Rama. Sipas selisë blu, ëndrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron.
Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë.
Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol.
PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste!
Endera e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë.
Partia Demokratike

Shkrimet mbi memorialin e Azem Hajdarit
-
Shyqyr qe nuk kane shkruar Rrofte Putini
Përgjigju -
SKA ASGJE TË KEQE ,SE KY HALEJA SESHTE ME IMIRE NGA E. .HOXHA
Përgjigju -
Ka gomar qe te besoj kete? Kush kerkon sebepe per te djegur qe kur u miratua vetting? Upsss
Përgjigju -
I pa harrum komandanti yne. Azemit si e kerkoi ja bana gropen.
Përgjigju -
Parulla “rrofte Enver Hoxha” eshte pak joreale... Mund te shkruanin dicka me bashkekohore si:poshte shpellaristet rrumpallisto-berishiane!
Përgjigju











Komente
Komento