Shkrimtari Ismail Kadare në garë mes nëntë finalistëve për ‘Nobelin Amerikan’

Letërsia botërore prezanton nëntë finalistët për Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt 2020. Mes tyre një nga finalistët e përzgjedhur është shkrimtari i njohur Ismail Kadare me romanin “Prilli i thyer”. Neustadt është një nga çmimet e pakta ndërkombëtare në të cilat poetët, romancierët, skenaristët dhe dramaturgët janë të pranishëm.

Finalistët janë: Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar. Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si "shkrimtari është armiku natyror i diktaturës". Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj. Romani përfaqësues në  çmimin “Neustadt” është “Prill i thyer”.

"Është emocionuese që një grup i tillë me famë i shkrimtarëve të konkurrojnë për Çmimin Neustadt", është shprehur Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i Letërsisë Botërore.

Organizatorët e konsiderojnë letërsinë një zë të fuqishëm, që na mëson për botën përtej vetes. Prandaj, ky prezantim i finalistëve ndërkombëtarë vërteton edhe një herë se letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij.

Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Ndahet nga Universiteti i Oklahomës. Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi,  duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj.

Fituesi do të shpallet më 16 tetor në Festën e Neustadt Litit 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 23/07/2019 13:50

    UROJME TE MARRE CMININ NOBEL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave