Shkrimtari nacionalist rus Prilepin plagoset në një sulm me bombë në makinë! Autori i librave në gjendje kritike

Shkrimtari nacionalist rus Prilepin plagoset në një sulm me bombë në makinë! Autori i librave në gjendje kritike

1683376419_rus.JPG

Shkrimtari rus, Zakhar Prilepin, është plagosur si pasojë e një sulmi me makinë -bombë të shtunën, për të cilin Rusia e fajësuar menjëherë Ukrainën dhe Perëndimin.

Agjencia e lajmeve TASS, e ka cituar Ministrinë e Brendshme ruse të ketë thënë se një person është vrarë në shpërthimin që ka ndodhur në rajonin Nizhny Novgorod, rreth 400 kilometra në lindje të Moskës.

Një zëdhënës i ministrisë ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë në Telegram se “faktet janë të vërteta: Uashingtoni dhe NATO-ja e kanë ushqyer një tjetër qelizë terroriste ndërkombëtare – regjimin e Kievit”.

Ajo ka thënë se sulmi është “përgjegjësi direkte e SHBA-së dhe Britanisë”, mirëpo nuk ekzistojnë dëshmi për të mbështetur akuzat.

“Ne lutemi për Zakharin”, ka thënë ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bombë në mjetin e shkrimtarit nacionalist rus, arrestohet i dyshuari! Shpërthime në Krime! Kievi: Municione fosfori për Bakhmut


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë