Shkrimtari nga Çadra:S’mund të
dorëhiqet Rama para dialogut

Shkrimtari nga Çadra:S’mund të<br />dorëhiqet Rama para dialogut
TIRANE-Shkrimtari Zija Çela ka qenë i ashpër me politikën dhe liderët gjatë fjalës së tij në çadrën e PD-së para kryeministrisë.

I ulur në krah të Bashës, Çela shpjegoi pse kreu i opozitës nuk mund të kërkojë dorëheqjen e Ramës si kryeministër përpara negociatave politike.

Sipas shkrimtarit, është i pa kuptimtë një takim i këtij niveli me një njeri që nuk ka pushtet ekzekutiv. Çela theksoi se Basha dhe Rama duhet të ulen në tavolinë me statuset që kanë dhe më pas të diskutohet edhe për një dorëheqje të mundshme të kryeministrit.

"Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm. Madje lideri i opozitës, zoti Basha, e fton kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur. Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele.

Atëherë përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogje të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit. Kam dëgjuar se, në bazë statutit të PS-së, kryetari i Partisë është njëkohësisht kryeministër. Për analogji, e përfaqëson gjithnjë kryetarin socialist një partiak, që nuk është më Kryeministër?
 
Në karriget zyrtare që kanë, dy liderët antagonistë nuk janë të defaktorizuar, pra të kenë dalë jashtë loje, ndërsa formalisht vazhdojnë ta ngrohin kolltukun. Përkundrazi, ata janë dy faktorë me përfaqësim të plotë politik, të deleguar (tingëllon si të dënuar) për t’u ulur së bashku në tryezën e bisedimeve dhe për të negociuar zgjidhjen e krizës. Më pas, si reziltat i bisedimeve, pse jo, mund të vijnë edhe dorëheqjet, heqjet dorë nga kjo apo ajo tezë, ose edhe duarshtrëngimet. Por, në vend të takohen, ata vazhdojnë të gjuhen me fjalë në distancë.

 
Po, ky takim nuk mund të bëhet bam-bum në boshllëk, ai kërkon doemos një parapërgatitje. Po ku dreqin janë futur përfaqësuesit që kanë caktuar liderët, sa ndihen të zgjidhur e sa të lidhur prej tyre? Përse mbesin anonimë, përse nuk bëhen të gjallë dhe çfarë presin për të lëvizur? Mos vallë presin ambasadorët e huaj? A nuk u mjaftojnë personalitetet vendore, garantët e brendshëm pa parti, të cilët në mos qofshin ambasadorë e konsuj, janë apostuj të progresit dhe të atdhedashurisë?!"

Kritika per Çadrën
Teksa u shpreh kundër kërkesës për dorëheqjen e Ramës si kusht për t’u ulur në tryezën e dialogut, Çela u shpreh se PD duhet të mos pengojë deputetët të shkojnë e të bëjnë detyrën në Kuvend. Çela u shpreh kritik edhe ndaj çadrës së opozitës, duke e cilësuar si mjet të politikës për të futur kokën në thes.

Ai kërkoi më shumë përgjegjësi nga klasa politike për gjetjen e një zgjidhje për krizën ku ndodhet vendi. Sipas shrkimtarit, çadra po iu fut kokën në thes deputeteve të PD dhe nuk po i le të hapesire e ajër të freskët.

Do të kërkojë në mënyrë të njëhershme ndarjen e punës dhe funksionimin e të gjithë agregatëve të PD-së. Çadra nuk ka pse ta pengojë grupin parlamentar të debatojë në parlament, të votojë, të mos votojë, të bojkotojë seanca të caktuara apo të japë kumte edhe përmes komisioneve përkatëse. Nuk i shof në skalionin e parë disa nga figurat më kontribuese dhe historike të PD.
 
Zoti Basha a mund të përdoren dhe forma të tjera pa çuar në rraskapitje e lodhje dhe monotoninë taksative të çadrës?
 
Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar. Por kanë hyrë për të medituar përkohësisht dhe pa marrë popull me vete. Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentët përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët.

Uroj që si mjet të jetë çadra e fundit në kryeqytetin tonë ndërsa kurrë mos i ardhtë fundi protestave të qytetarëve
”.

Fjalimi i Zija Çelës u mbajt pas atij të kreut të PD, Lulzim Basha që u shpreh se këto janë orët e tij të fundit të Ramës në pushtet.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij