MISURI (SHBA)- Martin Manley ishte një shkrimtar dhe reporter sportiv në Kansas City. Para vetëvrasjes së tij, këtë muaj, ai shkroi në blog arsyen dhe si do të kryente vetëvrasjen.
Është i njohur fakti për njërëzit që kryejnë një vetëvrasje se shumica e tyre para aktit lënë një letër. Në rastin e shkrimtarit amerikan ndodhi që ai nuk përdori një letër por një faqe interneti. Ai shkroi në blog arsyet që e çuan në vetvrasje dhe një rrëfim të jetës së tij.
"Jo vetëm jam 60 vjeç, por unë mendoj se kam vepruar si 60-vjeçar ... Unë jam 60 vjeç ... Unë kurrë nuk do të doja ta shikoja veten time në moshën 70 apo 80 vjeçare - dhe kjo është një gjë e mirë.!. "- shkruante ai në blog.
Martin Manley e urrente faktin që të zgjohej herët, por në ditëlindjen e tij në të 60-tat ai e bëri.
Në 5 të mëngjesit ai hyri në parkingun e një stacioni policie në periferi të Kansas City. I telefonoi policisë duke i thënë “Unë dua të raportoj një vetëvrasje në jug të parkingut e stacionit të Policisë Overland Park”.
Më pas, gazetari sportiv për “Kansas City Star” tërhoqi këmbëzën e pistoletës së tij dhe qëlloi veten në kokë.
Manley kishte ndërtuar fshehurazi një faqe interneti, në të cilën shpjegonte arsyet pse do ta vriste veten. Ai vendosi që ta publikojë këtë faqe në ditën që ai vdiq.
Në blog ai thotë: "Merrni një vështrim në kuletë time," shkroi Manley. "Unë e kam patur këtë kuletë të bashkangjitur në prapanicën time për 23 vitet e fundit të jetës sime! Ajo u bë disi si një shuplakë e ftohtë në fytyrën time”.
“Pra, si mund ta justifikojë unë kryerjen e vetëvrasjes. Këtu ka një kryq ... unë nuk mund të.... Unë jam një mëkatar. Unë do të kem mëkatuar që ditën që vdiqa .... mora kungimin vetëm para se të vdisja, ky regjistër kalon në dorën time të majtë dhe unë i kërkova Perëndisë të më falë. Kjo është e gjitha unë mund ta bëj”- Ishin disa nga fjalët e këtij shkrimtari në blogun e tij.
Ngjarja tërhoqi të gjjthë vëmendjen pasi cilësohet si vetëvrasja e parë në kohën e zhvillimit të madh të mediave sociale. Asnjëherë më parë në historinë e komunikimit njerëzor nuk kanë ndodhur shënime vetëvrasëse për tu cilësuar si një çështje publike dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Ai ishte i apasionuar pas koleksionimit të kapeleve dhe dëshira e tij më e madhe ishte të blinte veshje.

(Ne foto: Kuleta e shkrimtarit)

(Në foto kryqi që Martin Manley mbante me vete)
Redaksia online
(mz/sg/shqiptarja.com)












