
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, nëpërmjet platformës X ka reaguar ndaj medias britanike “The Sun” në lidhje me artikullin e botuar mbrëmjen e 2 gushtit për trafikun e armëve drejt Anglisë dhe grupi që fshihet pas.
“Një titull konfuz, keqinformim, nga The Sun. Lavdërime policisë shqiptare për udhëheqjen dhe menaxhimin e këtij operacioni me ndihmën e SPAK dhe NCA ( Agjencisë Kombëtare Britanike kundra Krimit)" shkruan ambasadori, Ferizi.
Madje i sugjeron gazetës 'The Sun' dhe një titull tjetër.
"Ja ku është një titull më i mirë. Policët trima shqiptarë sekuestrojnë armë të destinuara për gangsterët djallëzorë në Londër”, përfundon ai.
Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të armëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë të SPAK, BKH dhe Policisë së Shtetit si dhe u sekuestrua një arsenal armësh që kishte destinacion vendin ishullor.
Në pranga ranë Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, drejtues i grupit, Bojken Turtulli, 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerë.
Gjatë operacionit të koduar “Inkorporimi” që u mor më 1 gusht 2024 u kontrolluan 6 shtëpi, në Tiranë dhe Tropojë. Në banesën e të cilësuarit si kreu i grupit kriminal, Adulla Hoxhaj, u gjetën 24 pistoleta dhe 1 kallashnikov, qindra fishekë, lazera për montim në armët speciale që shërbejnë për qitje në distancë dhe pajisje optike. Po ashtu, u sekuestruan veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 makina, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 thika.
Lajmi kryesor:
Media britanike ‘The Sun’: Armët e kapura për në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
17.9%
-
Jo
75.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
24 Mars, 18:55
-
Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6- vjeç, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve
24 Mars, 18:29
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
-
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë analizon faktorët: Ndikim ka pasur tregu imobiliar
24 Mars, 14:14
-
Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri
24 Mars, 13:26
-
Anila Rezhda: Klodiana Lala ose eksitimi i frikshëm, antiligjor ndaj të paraburgosurve/burgosurve
24 Mars, 13:08
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e vajzës: Shkova te shtëpia e shoqes, më pas ajo thirri edhe dy djem
24 Mars, 12:41
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën
24 Mars, 12:17
-
Edhe Alibeaj i bashkohet ‘trendit’ të videove në rrjetet sociale, shfaqet me dy vajzat para SPAK
24 Mars, 12:00
-
Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër
24 Mars, 11:13
-
Do shiste pistoletën në Tiranë, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për një 23-vjeçar
24 Mars, 09:15
-
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
24 Mars, 09:01