IZMIR- Të paktën 24 persona janë arrestuar në qytetin turk të Izmirit me akuzat për nxitje të dhunës dhe përhapje propagande.
 
“Sheshi Taksim është kudo, çdo njëri nga ne është një pemë e Parkut Gezi”. Kanë qenë këto fjalitë e shkruara në rrjetin social “Twitter” nga ana e protestuesve të cilët manifestuan mbështetjen e tyre në revoltën kundër prerjes së pemëve në sheshin simbolik “Taksim” në qendër të Stambollit.
 
Është hera e parë që ndodh në Turqi kur manifestuesit arrestohen për atë që kanë shkruar në “Twitter” duke nxitur të tjerët për të pushtuar rrugët e qytetit kundër autoritarizmit të qeverisë.
 
Një avokat i degës së partisë opozitare “Chp” në Izmir tha se “deklarimet e tyre janë të njëjta me ato të të tjerëve dhe nuk ka asnjë gjë të jashtligjshme. Autoritet duhen të na japin shpjegime për çfarë akuzohen të rinjtë”.
 
Ndërsa nga ana tjetër 2 ditë më parë kryeminsitri turk Recep Tajip Erdogan tha se rrjetet sociale janë një rrezik për shoqërinë pasi përcjellin vetëm gënjeshtra.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)