Shkruante për muxhahedinët e Manzës, merren masa për personin që hiqej si gazetar i 'New York Post'

Shkruante për muxhahedinët e Manzës, merren masa për personin që hiqej si gazetar i 'New York Post'

Foto nga Daily Beast, flamuri i SHBA-së, Iranit dhe logoja e Twitter

Twitter ka pezulluar të mërkurën llogarinë e një personi i cili shtirej si gazetar i “New York Post” dhe publikonte një seri lajmesh të rreme që nxisnin propagandën e regjimit pro-iranian dhe sulmonin kundërshtarët e Republikës Islamike.

Së bashku me këtë llogari është bllokuar edhe një tjetër llogari e një personi që hiqej si një gazetar nga Izraeli dhe shpërndante informacione mbi propagandën e regjimit pro-iranian. 

Iran vitet e fundit janë rritur informacionet e rreme në internet, duke përzier politikën amerikane dhe duke u përpjekur të përhapin lajme të regjimit pro-iranian në të gjithë botën.

Ndërkohë akoma nuk ka një informacion të qartë në lidhje me faktin se kush fshihet pas këtyre llogarive, por nëse llogaria do të drejtohej nga Republika Islamike, do të ishte në përputhje me përpjekjet për të rritur dezinformimin iranian nga organet e propagandës së vendit.

“Irani ka përqafuar me lehtësi përdorimin e informacioneve në internet për të mbështetur objektivat e tij gjeopolitike gjatë viteve të kaluara dhe ka përmirësuar një gamë të gjerë të taktikave dhe metodave të sofistikuara që vazhdon të përdorë edhe sot”,  tha Lee Foster, menaxher i informacioneve inteligjente të “FireEye” për Daily Beastse .

SHBA duhet të presë që përpjekjet e ndikimit iranian përreth SHBA-së, do të rriten gjatë ditëve ose javëve të ardhshme, pasi zhvillimet politike të rriten edhe me tepër".

Personi vodhi identitetin e një gazetari të ligjshëm, @MarkMooreNYPost, i cili nuk e kishte idenë se identiteti i tij ishte vjedhur dhe nuk kishte asnjë lidhje me atë çfarë kishte ndodhur.

Ashtu si Post, edhe Mark Moore i vërtetë nuk pranuan të komentojnë për këtë histori, por ai konfirmoi për The Daily Beast që llogaria e @MarkMooreNYPost dhe një numër i atyre që janë postuar në Twitter kanë qenë të rreme dhe nuk  janë shkruar prej tij.

Llogaria reale e Moore, @ markmoore111, nuk është përdorur për vite.

Sipas Moore të dhënat ishin të gabuara dhe duke u hequr si ai kishte treguar lidhjet e vërteta që preknin Iranin. Por përveç punës aktuale të Moore, llogaria botoi gjithashtu lajme të rreme të botuara në platforma të tjera si “Medium” dhe “The Odyssey Online” përgjatë gjithë dhjetorit 2019.

Historitë përfshinin lajme të rreme  të qëllimeve tradicionale ose lajme për politikën e jashtme iraniane, përfshirë këtu grupin e kultit, Muxhahedinë-e-Khalq (MEK) dhe Izraelin.

Një histori e postuar në Odyssey përfshinte një lajm të rremë nga ambasadori francez, ku dukej se ai paralajmëronte lobistët pro-Izraelit në Miami për lëvizjet ekstremiste në Jeruzalem, duke u përpjekur për të rimarrë varrin e mbretërve, një sit arkeologjik në Jeruzalem, në pronësi të Francës dhe që konsiderohet i shenjtë nga hebrenjtë.

Ndërkohë nga ana tjetër ishte një zëdhënës i ambasadës franceze i cili konfirmoi që lajmet  dhe historia ishin të rreme.

Një histori tjetër synoi një objektiv të operacioneve të fshehta iraniane, MEK, e cila ngriti një seli në Manëz të Shqipërisë në vitin 2016.

Në një artikull të postuar në Medium.com, “Moore i rremë” shkruajti se prania e MEK në vend mund të jetë një mbulesë e mirë për të fshehur pastrimin e parave, korrupsionin dhe skandalet financiare dhe ekonomike nga autoritetet shqiptare dhe të rrezikojnë perspektivat e vendit për integrim në Bashkimin Evropian.

Të paktën një histori nga personi i rremë i vetëquajtur Moore ishte jashtë caqeve tradicionale të politikës së jashtme iraniane dhe i dha mbështetje narracionit rus.

Një artikull i postuar në “Odyssey” në dhjetor përfshinte një lajm të rremë nga një anëtar i bordit të Agjencisë Anti-Doping të SHBA-së duke pretenduar se dëbimi i Rusisë nga garat ndërkombëtare sportive për fushatën ishte një ndëshkim i mundshëm nga Shtetet e Bashkuara për veprimet destabilizuese të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Zyrtarë nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara Anti Doping konfirmuan për “The Daily Beast” se lajmi ishte i rremë.

Twitter gjithashtu mbylli një llogari të mërkurën pasi u hoq si një gazetar i ligjshëm izraelit nga gazeta e majtë Ha’aretz.

Sipas raporteve të marra nga Haaretz, një avion që transportonte ushtarë amerikanë të plagosur nga sulmi raketor i Iranit në bazën ajrore Ain Asad, zbarkoi në Tel Aviv orë më parë.

Bazuar në burime,  224 ushtarë u dërguan në Spitalin e Qendrës Mjekësore në Tel Aviv Sourasky, shkruante në llogarinë, e cila ishte në emrin KhJacki_E.

Në llogari ai shtirej si korrespondenti izraelit Jack Khoury dhe mbështeste propagandën pro-Iranit, duke përfshirë edhe një nga lajmet e botuara nga llogaria e rreme e Moore.

Ashtu si llogaria e Moore, kjo llogari përdori  platformat e hapura si Medium për të treguar  historitë e saj të rreme dhe duke nxitur propagandë miqësore ndaj regjimit iranian. Twitter ndër të tjera ka pezulluar edhe llogarinë e rreme të Khoury dhe në një deklaratë për Daily Beast tha se llogaria “ishte pezulluar përgjithmonë për shkeljen e politikës dhe manipulimit të platformës.

Daily Beast  arriti të gjejë Jacki Khoury e vërtetë, identiteti i të cilit ishte vjedhur nga KhJacki_E .  

Në një deklaratë në Twitter, Khoury i vërtetë shkruajti se: “Një llogari e rreme, duke u hequr si unë po nxiste lajme jo të vërteta në emrin tim".

Gazetarët izraelitë filluan që të mërkurën të quanin llogarinë si autentike. Që nga ajo kohë është pezulluar çdo llogari nga Twitter”.

Lajmi i viktimave të raketave, një lajm i publikuar nga KhJacki_E është në përputhje me përpjekjet e Iranit për të portretizuar goditjen e tij raketore si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit të Gardës Revolucionare Islamike Qassem Soleimani, si më vdekjeprurëse se sa ishte në të vërtetë.

Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes kanë konfirmuar se asnjë personel amerikan nuk është lënduar në sulm, por media të lidhura me propagandën iraniane janë përpjekur vazhdimisht të pretendojnë ndryshe.

“80 ushtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë dhe gati 200 të tjerë janë të plagosur në sulm", shkruhet në një lajm nga agjensia Fars.

KhJacki_E po ushtronte propagandë pro-Iranit me muaj.

Në nëntor, llogaria publikoi një lajm të rreme në lidhje me një atentat ndaj presidentit izraelit.

“Sipas raporteve nga burime të besueshme, përpjekja e vrasjes së Presidentit Rivlin u shkatërrua disa orë para zgjedhjeve dhe u shpall një gjendje e jashtëzakonshme përreth pallatit presidencial”,  thuhej në lajm.

Lajmi i rremë pretendonte se oficerët e Forcës së Mbrojtjes Izraelite ishin pjesë e komplotit të vrasjes  nga rabi Yitzchak Ginsburgh , në mbështetje të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Kjo llogari e rremë pretendoi se një vizitë e fundit nga Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të SHBA-së në Izrael ishte lidhur me shqetësimin e amerikanëve për disa nga lëvizjet e IDF në lidhje me komplotin.

Atentati nuk u bë kurrë dhe asnjë gjendje e jashtëzakonshme nuk u shpall kurrë.

KhJacki_E gjithashtu mori pjesë në një fushatë iraniane duke përhapur një lajm të rreme për MEK.

Me një përdorim të njejtë të taktikave, një person u hoq si një ndihmës i Presidentit Francez Emmanuel Macron, duke pretenduar se Franca kishte vendosur të dëbonte drejtuesin e MEK, Maryam Rajavi, nga Franca.

Lajmet mashtruan media të ligjshme duke menduar se Franca, e angazhuar në bisedime me Iranin për programin e saj bërthamor, po merrte një linjë më të ashpër ndaj kultit si një koncesion për Teheranin.

Llogaria u pezullua shumë shpejt dhe ndjekësit e MEK e denoncuan atë si të rremë në Twitter.

Por llogaria e KhJacki_E vazhdoi me lajmet e rrema, “Mungesa e pranisë së drejtuesve të MEK në Francë do të lejonte presionin e BE mbi Iranin gjatë bisedimeve për  aktivitetet bërthamore dhe raketore të Iranit”, shkroi ajo.

“Duket se operacioni ishte i dedikuar kundër MEK dhe Izraelit – atë që Irani i sheh si dy kërcënime kryesore”,  tha Kanishk Karan, një studiues në Laboratorin Ligjor të Këshillit Atlantik, i cili gjurmon informacionet e rreme në internet.

 “Kjo ishte gjithashtu një zhvendosje nga strategjia e tyre për krijimin e faqeve të internetit për të shpërndarë informacione të rremë lehtësisht pa ngritur dyshime, pasi faqet e internetit të reja ngritën alarme mbi origjinalitetin dhe sfondin”, tha Karan.

Një histori të ngjashme ka patur edhe gazetari nga Maqedonia, Bojan Stojkovski.

Ai shpjegon se personazhi në fjalë i ka shkruajtur duke thënë që ta publikonte lajmin mbi muxhahedinët e Manzës si edhe publikime të tjera në disa media të tjera të rajonit.

“Kuptova që disa pjesë të historisë ishte false dhe nuk e botova.

Nga verifkimet personazhi nuk më bindi, kështu që hoqa dorë nga kjo histori. Ky profil Twitteri ishte aktiv që nga viti 2013”, shpjegon ai.

Por ndërsa mesazhet janë në përputhje me qëllimet iraniane është akoma  e paqartë nëse llogaria e rreme ishte në të vërtetë e drejtuar nga Republika Islamike.

“Ne kemi parë operacionet iraniane të imponojnë gazetarët më parë. Ajo çfarë ata kanë bërë është krijimi i personave të rremë vetëm për të përhapur propagandën e regjimit“, tha Ben Nimmo, drejtor i hetimeve në firmën Graphika për The Daily Beast.

Por Nimmo paralajmëron se “përmbajtja është ndonjëherë një sinjal i dobët” për pushtet.

“Daily Beast” filloi të gjurmonte një rrjet pro-iranian duke u hequr si zyrtarë të vërtetë pas një përpjekje të propagandës iraniane për të implikuar familjen e ish Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton në një skemë të çuditshme të pastrimit të parave.

Në korrik, një llogari në emrin e jë oficeri të policisë së Torontos ndaloi së publikuari lajme të përditshme për çështjet e policisë kanadeze nën  pretendimin se policia e Torontos kishte filluar një hetim mbi akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që përfshinte vajzën e Boltonit dhe MEK dhe publikoi pamje të të dhënave bankare në mbështetje të akuzës.

Pretendimet ishin të rreme dhe u kundërshtuan shumë shpejt.

Ndërkohë zyrtarët e administratës Trump thanë për “The Daily Beast” se përpjekja u monitorua nga inteligjenca amerikane dhe iu dërgoua Iranit.

Zyrtarët e administratës thanë që Irani ishte angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të dobësuar qëndrimin e Boltonit në administratën Trump gjatë mandatit të tij atje./Daily Beast

Foto nga kampi i muxhahedinëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat