Shkrumbohen dy makina në Vlorë, zjarret dyshohen se janë të qëllimshme

Shkrumbohen dy makina në Vlorë, zjarret dyshohen se janë të qëllimshme

Dy makinat e djegura në Vlorë

VLORË- Dy automjete janë përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 02:30, një makinë tip “Benz” në pronësi të R.E., është përfshirë nga flakët në zonën e motorit pranë shkollës “Ismail Qemali”.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak: Më datë 21.10.2018, në rrugën Gjergj Kastrioti, pranë një subjekti mobilerie, po digjet autovetura e parkuar e markës Ford, në pronësi të shtetasit B.B, vjeç 57, banues në lagjen Kushtrimi. Po punohet për zbulimin e shkakut.

Ndërsa dy ditë më parë, në rrugën Transballkanike rreth orës 01:45 të mëngjesit, makina në pronësi të B.B., është djegur pas një zjarri që fillimisht nisi nga goma e parë e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak: Më datë 22.10.2018, në rrugën “Mustafa Bello”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases R.E., vjeçe 33, banuese në Vlorë. 

Për të dyja rastet dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka deklaruar se ka nisur punën për kapjen autorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?