Një autobus i linjës Prishtinë-Tiranë është përfshirë nga flakët në autostradën Kukës-Kalimash në afërsi të tunelit. Autobusi është djegur tërësisht bashkë me një pjesë e bagazheve, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë të dëmtuar ndërmjet pasagjerëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme, ndërkohë që shkak i zjarrit mendohet nga një qark elektrik i autobusit.

Autostrada u bllokua për rreth një orë, ndërkohë që pasagjerët po nisen drejt Prishtinës. ah/Shqiptarja.com/