Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta pas incidentit të regjistruar pranë Jonufrës, ku një makinë u shkrumbua plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes në rrugën që të çon drejt Kaninës, pranë vendit të njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, ndërsa automjeti është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen nga grupi hetimor.