Një dyqan rrobash është përfshirë nga zjarri në Elbasan. Zjarri ka rënë në momentin që nuk ka pasur njeri në dyqan, ndërsa mendohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke mos lejuar të përhapen më tej dhe të rrezikojnë bizneset e tjera ngjitur.
Komento