Një makinë është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Durrësit rreth orës 02:45. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, ndërsa automjeti i përfshirë nga flakët është djegur plotësisht.
Makina e djegur tip 'Mercedez Benz' me targa DR 8526 E, është në pronësi të 57-vjeçarit, Tosun Qelasi. Ky person është pronar i një lokali ndërsa sipas policisë nuk rezulton që të ketë problem.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit nëse ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme apo nga ndonjë problem teknik. Megjithatë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa do të shikohen edhe kamerat përreth.
Komento