Përfshihet nga flakët klasa e shkollës 9 vjeçare në Ballsh, digjen libra dhe banka! Kushi: Po e ndjekim me vëmendje, mësimi do të rinisë më 5 janar (VIDEO)

Një klasë në shkollën 9 vjeçare “5 shkurti” të Ballshit është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur nxënës apo mësues të dëmtuar. Raportohet vetëm për dëme matieriale. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila u shpreh se ngjarja po ndiqet me vëmendje.

Sipas burimeve raportohet se shkak për zjarrin që ka shkrumbuar librat dhe bankat e klasës, ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan rënien e zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Përfshihet nga flakët klasa e shkollës 9 vjeçare në Ballsh, Kushi: Po ndjekim me vëmendje ngjarjen! Mësimi do rinisë edhe aty më 5 janar

1672756677_finalprojekt.00150102.Still004.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se mësimi në shkollën që u përfshi nga flakët në Ballsh, do të rinisë më 5 janar, njëlloj si në shkollat e tjera në vend.

Kushi theksoi se ngjarja po ndiqet me vëmendje ndërsa falënderoi të gjithë zjarrfikësit dhe forcat e posaçme që ndërhyjnë në kohë rekord.

“Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare "5 Shkurti" në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale.

Sipas informacioneve zyrtare paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por megjithatë kërkoj nga organet kompetente, jo vetëm Policia e Mallakastrës por edhe Bashkia, si institucioni përgjegjës për sigurinë e shkollës, që të bëjnë sa më parë një hetim të plotë të shkaqeve që çuan në këtë incident.

Falënderoj veçanërisht punonjësit e zjarrfikëses dhe personelin e shkollës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në klasat e tjera.

Dëshiroj të informoj opinionin publik se po marrim të gjitha masat, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Arsimore Mallakastër, që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte, më datë 5 janar, kur rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit.”- shkroi Kushi.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja