Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë rreth orës 16:30 dhe sipas policisë shkak ka qenë një defekt teknik.
Mjeti në pronësi të shtetasit Y.E ka marrë flakë në ecje dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Komento