Shkrumbohet makina në Shijak gjatë orëve të para të mëngjesit, shkak defekti në motor (VIDEO)

 

Një automjet është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shijak të Durrësit. Sipas burimeve, dyshohet se shkak për flakët është bërë një defekt në motorin e makinës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar ndërkohë që makina është shkrumbuar plotësisht. Flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës i Shijakut, duke parandaluar përhapjen e tyre dhe rrezikimin e banesave përreth.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë